Peshkopi city

Date: 7/27/2023

Lorem ipsum

Lorem ipsum

Peshkopi

Prejardhja e Emrit

  • Peshkopia, e ka prejardhjen nga historia e saj e krijimit, pikerisht 5 shtëpi (pes shpi)=(pes-shpoj, në dialektin dibran). Qyteti i Dibrës i ka fillesat e tij që 6000 vjet para erës sonë. Burimet arkeologjike të Cetushit dhe të kalasë së Gradishtës në lagjen Bulkaj të qytetit të sotëm, dëshmojnë qartë për gjurmë popullimi në këtë rajon. Në këtë lagje janë gjetur edhe rrënojat e një kishe jashtë mureve të kështjellës duke na e bërë të qartë se ka pasur edhe vendbanim tjetër veç kësaj kështjelle. Në shekullin e 2 para erës sonë del në skenë një qytet me emrin debe, emër i njohur ky në botën antike jo vetëm Ilire por edhe atë greko-romake

  • Etimologjikisht prejardhja emrit është term fetar nga kisha orthodokse që zyrtarisht përdorte gjuhën greke dhe emri Peshkopia rrjedh nga fjala greke Επισκοπή / epi-skopja = mbi-rojtar(rrethator) pra nga një rajon ose zonë e lart që run dhe vëzhgon dhe e shejntë, ka kuptim gjithashtu dhe si zyrat qendrore të kishës orthodokse.(1 burimi) 1019 Rajoni Dibrës u bashkua në Arkipeshkopin të Ohrit, dhe një vit me von 1020 u bë zyrë mbi-kqyrje Peshkopi-(Επισκοπή) me kishën qendrore të shën stefanit-(shqefnit). Zyra e mbi-kqyrjes ose Peshkopis-(Επισκοπής) më vonë u zhvendos, por qyteti ruajti emrin e saj(1 burimi).(2 burimi) Përmendet si Peshkopi-(Επισκοπής) që nga fillimet e shekullit 15 pas erës sonë(2 burimi).

  • (1 burimi) Moisi Murra (Janar 2010).«Qyteti i Peshkopisë nga lashtësia në ditët tona» [The City of Peshkopi from Antiquity to the Present Day] (PDF). Rruga e Arbërit (në Shqip).faq. 8. (2 burimi) Sinani. faq. 248.

  • (3 burimi) Sinani, Rakip (2005). Dibra dhe dibranët në faqet e historisë [Dibër and the Dibrans in the Pages of History] (në Shqip). Tiranë: KTISTALINA-KH. σελ. 20.

Pozita gjeografike

Rrethi i Dibrës bën pjesë në rajonin veri-lindor me një reliev përgjithësisht kodrinor-malor. Pra shtrihet në Veri-lindje të Shqipërisë në dy anët e luginës së Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje nga vargmali i Korabit dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës. Qendra e rrethit është qyteti i Peshkopisë. Qendra e rrethit (Peshkopia) shtrihet 185 km nga kryeqyteti dhe 21 km largësi nga pika e doganës së Bllatës në Maqellarë. Ky rreth është vendosur në këto koordinata gjeografikë:41ş 53’ 20”,dhe 41ş 33’ 40” gjerësi gjeografike veriore dhe 20ş 34’ 50” dhë 20ş 07’ 00” gjatësi gjeografike lindore. Kufizohet nga kufij konvencionalë në lindje më republikën e Kosovës dhe të Maqedonisë me një gjatësi kufitare 90 km nga të cilat 19 km janë lumorë.Në veri kufizohet me rrethin e Kukësit me 75 km vijë kufitare. Në perëndim me Mirditën 13 km vijë kufitare dhe me rrethin e Matit me 60 km vijë kufitare.

Kultura

Arti dhe kultura ne qytetin e Peshkopise jane zhvilluar ndër vite.Piktura eshte nje domethenie e rendesishme e artit ne Peshkopi.Gjithashtu kenga muzika dhe literatura kane ekzistuar qe ne kohe te hershme.Kengen dhe muziken e mbeshtet nder vite nje qender kulturore e rendesishme per femijet e quajtur “Qendra Kulturore e Fëmijëve”.Kjo qender ndër vite ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e artit e kulturës,por rëndësi të madhe i është dhënë muzikës.Mësues profesionistë midis tyre permendim :Xhevat Fanen,Qani Mandrin,Mimoza Bulkun,Hysen Seferin,Safat Plakun etj. kane organizuar nder vite nje sërë festivalesh ne shkallë qyteti e rrethi.Me profesionalizmin e tyre kane pergatitur nje sere talentesh te reja. Gjithashtu kjo qender shquhet edhe per akrobatet e saj te talentuar me ne krye mjeshtrin Agron Strazimiri te cilet i kane sjelle publikut dibran nder vite emocione te bukura .Theksohet prania e tyre ne nje emision talentesh te zhvilluar ne Shqipëri i quajtur “Ti vlen”,ne te cilin keto talente me konkurimin e tyre arriten deri ne finalen e programit.Gjithashtu ne kete qender kulturore per femijet eshte edhe nje grup vallesh .Por ne kete qender zhvillohen edhe kurse pa pagese per femijet te ambiciuar pas Matematikes Letersise Gjuheve te huaja etj. me profesionistë si Bashkim Hoxha,Hysni Loka etj.Ne Peshkopi përvec Qendres Kulturore te Femijve drejtues te mirnjohur te te ciles kane qene Hamit Lumi dhe Surja Stafa funksionon edhe Qendra Kulturore e drejtuar nga Veli Vranici dhe jane te njohura aktivitetet e kesaj qendre si ‘Oda Dibrane’ etj